Sport

PSG funksionon më mirë pa Messin, PSG përmbys Lille në pjesën e dytë

29 Tetor 2021, 21:47 Nga DOSJA
PSG funksionon më mirë pa Messin, PSG përmbys Lille në

PARIS-PSG fiton me përmbysje ndaj Lille me rezultatin 2-1 për javën e 12-të të Ligue 1. Në mungesë të Kylian Mbappe-së Messi u aktivizua titullar nga Pochettino, duke pasur në krah Neymar dhe Di Marian. Por nuk funksionoi ashtu siç pretenduan tifozët e PSG.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të miqve, që shënuan në “Parc des Princes” në minutën e 31-të me David, i shërbyer nga Ylmaz.Në kthimin e skuadrave në fushë, Messi nuk ishte në 11-shën e PSG-së që sipas informacioneve shfaqi probleme fizike, vendin e tij e kishte marrë Mauro Icardi.

Duhej të vinte minuta 74-t që parizienët të barazonim me Marquinhos, në këtë rast braziliani u shërbye nga Di Maria. Në të 88-tën, argjentinas nga asistues mori rolin e golashënuesit, pas topit të shërbyer nga Neymar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lille messi psg lille messi psg

Sondazh

Poll