Sport

PSG, L’Equpie zbulon: Wijnaldum dhe Donnarumma? Klani amerikano-jugor kontrollon…

29 Tetor 2021, 18:51 Nga DOSJA
PSG, L’Equpie zbulon: Wijnaldum dhe Donnarumma? Klani amerikano-jugor

PARIS-Kohë të vështira te PSG për Georginio Wijnaldum dhe Gigio Donnarumma. Aventura e tyre në Paris nuk po shkon si e kishin menduar dhe për gazetën franceze L’Equipe, vështirësitë rrjedhin nga klanet që janë krijuar në skuadër. Në fakt, duket se dhoma e zhveshjes së Paris Saint-Germain është kolonizuar nga klani amerikano-jugor dhe se kjo ndikon edhe në zgjedhjet e trajnerit, që është gjithashtu një argjentinas.

Këtë sezon në Paris mbërritën Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Achraf Hakimi. Përveç mbrojtësit spanjoll i cili është ende i dëmtuar, të vetmit që kanë parë më shumë stolin sesa fushën janë Wijnaldum dhe Donnarumma. Por pse ndodh? Sipas L’Equipe gjithçka lidhet me klanin që është krijuar.

Gazeta franceze pretendon se lojtarët nga Amerika e Jugut nuk i mbështesin dy shokët e skuadrës, sepse kanë frikë se do të konkurrojnë me dy yje të tjerë të PSG-së si Leandro Paredes dhe Keylor Navas. Një sjellje mjaft fëminore, por e përditshmja franceze duket e sigurt.

Dy lojtarët që mbrohen nga klani janë Messi, Neymar, Icardi, Di Maria dhe dy brazilianët e tjerë Marquinhos dhe Rafinha.Nuk duhet të harrojmë atëherë, shpjegon gazeta franceze, se trajneri Mauricio Pochettino është gjithashtu amerikano-jugor dhe sigurisht që komunikon më lehtë me Paredes dhe Navas sesa me dy lojtarët e tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport donnarumma psg wijnaldum donnarumma psg wijnaldum

Sondazh

Poll