Sport

Inter, nis koha e rinovimeve! Pas Martinez, klubi gati të blindojë dy mesfushorët

29 Tetor 2021, 18:23 Nga DOSJA
Inter, nis koha e rinovimeve! Pas Martinez, klubi gati të blindojë dy

ITALI-Pasi mbyllën marrëveshjen për rinovimin me Lautaro Martinez deri në vitin 2026 për 6 milionë euro në sezon, klubi i Interit është gati të blindojë edhe dy xhevahirët e mesfushës si Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic.

Për italianin mendohet se gjithcka do të finalizohet para derbit të Milanos që do të luhet më datë 7 nëntor dhe sic zbulon La Gazzeta Dello Sport, lojtari do të përfitojë 4.5 milionë deri në vitin 2026 dhe në të ardhmen do i ofrohet shiriti i kapitenit.

Në shtëpinë zikaltër është përfolur edhe për rinovimin e Brozovic, që ka disa javë që ka ngecur, por pronarët kinezë kanë dhënë garanci se mes lojtarit dhe klubit cdo gjë do të mbyllet deri në Krishtëlindje. Ka shumë të ngjarë që Inter ti ofrojë atij të njëjtën pagë si Barrela, 4.5 milionë por deri në vitin 2025.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barella brozovic inter barella brozovic inter

Sondazh

Poll