Sport

Pavel Nedved u përgjigjet kritikave: “Nuk jam këtu, sepse jam miku i Agnellit”

29 Tetor 2021, 16:09 Nga DOSJA

ITALI – Përtej optimizmit, në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit, zv.presidentit Pavël Nedvedit iu desh të përballej edhe me kritikat që iu bënë nga aksionistë të vegjël dhe të pakënaqur jo vetëm për rezultatet e fundit të arritura nga ekipi, por edhe për disa sjellje dhe deklarata të tij.

“Nuk mund të luash një rol kaq prestigjioz, vetëm duke qenë mik i presidentit. Nuk mendoj se këtë do ta lejonte shoqëria. Ndjej kaq shumë përgjegjësi, ndonjëherë edhe më shumë. Ka kritika të drejta nga ju, jo gjithmonë sjellja ime ka qenë në maksimumin e saj, por është pjesë e karakterit tim.

Unë do t’i jap gjithmonë gjithçka këtij klubi. Duhet të them, që do ta bëj këtë deri në fund, deri në ditën e fundit kur do të më jepet ky shans”. Kështu iu është përgjigjur Pavel Nedved kritikave të aksionarëve, për fjalët dhe sjelljen e tij në fund të takimit ndaj Sassuolos, në stadiumin e Juventusit.

“Dëgjimi i fjalëve të tuaja më lëndon, është karakteri im, nuk do të ndryshoj kurrë, – shtoi ai, – këtë do ta bëj gjithmonë dhe do ta luaj rolin tim me përkushtimin dhe profesionalizmin maksimal për këtë klub,”- ka theksuar Nedved.

“Për Juven është një privilegj të ketë një person si Pavel në shoqëri”,– shtoi presidenti Andrea Agnelli përpara se të shpallte mbledhjen e aksionerëve të mbyllur.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aksionerëve të juventusit duke qenë mik i presidentit gjithçka këtij klubi ndjej kaq shumë përgjegjësi në fund të takimit ndaj sassuolos në stadiumin e juventusit pavël nedvedit për disa sjellje dhe deklarata të tij presidenti andrea agnelli aksionerëve të juventusit duke qenë mik i presidentit gjithçka këtij klubi ndjej kaq shumë përgjegjësi në fund të takimit ndaj sassuolos në stadiumin e juventusit pavël nedvedit për disa sjellje dhe deklarata të tij presidenti andrea agnelli

Sondazh

Poll