Sport

Një “gjigand” për sulmin e Juventusit, Agnelli gati ta transferojë në janar

29 Tetor 2021, 18:20 Nga DOSJA
Një “gjigand” për sulmin e Juventusit, Agnelli gati ta

ITALI-Juventus fillon sulmin për të marrë shërbimet e Dusan Vlahovic, pasi ka shumë konkurrencë për sulmuesin serb, që ka deklaruar largimin nga Fiorentina. Në gjurmët e tij janë Manchester City dhe Atletico Madrid, që në verë bëri një ofertë për një shifër që shkonte deri në 55 milionë euro, por që u refuzua menjhëerë nga presidenti i Fiorentinës, Rocco Commiso.

Agnelli synon ta sjellë lojtarin në Torino në muajin janar dhe në këtë kuadër ka nisur kontatket me agjentin e sulmuesit serb. Sic mësohet, lojtari dëshiron një pagë që shkon afërsisht 6 milionë neto në sezon, ndërsa bardhezinjtë do të bëjnë gjithcka për të siguruar shërbimet e 21-vjecarit.

Nga ana e tij, Commisso nuk lëviz nga kërkesa për 60 milionë euro, një shifër që mund të ulet më shumë pasi lojtari nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin vjollcë që i përfundon në qershor të vitit 2023.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport agnelli juventus vlahovic agnelli juventus vlahovic

Sondazh

Poll