Sport

Fitorja me Dinamon, Safet Gjici tani shigjeton Tiranën: Nuk kanë fat në Kukës

29 Tetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Fitorja me Dinamon, Safet Gjici tani shigjeton Tiranën: Nuk kanë fat

TIRANË-Kukësi fitoi ndaj Dinamos në javën e 7-të të Kategorisë Superiore me shifrat 1-0. Goli i kroatit Basa përcaktoi fituesin e kësaj ndeshjeje, që dhuroi shumë emocione me raste të shumta në të dyja portat. Pas përfundimit të ndeshjes, për emsionin “Gol pas Goli” foli presidenti i nderit të Kukësit dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

“Nëse ecim kështu, t’i marrim ndeshje një e nga një, duket që skuadra ka rritje. Jemi shpejt për të folur nëse jemi për kampion, por jemi ndërtuar për kampion. Kampionati është i fortë, unë besoj se klubi i Kukësit do të menaxhoj pikët dhe ndeshjet, Tirana është ekip i fortë dhe janë me meritë në vendin e parë.”

Inagurimi i stadiumit dhe nota për trajnerin– “Nëse do të plotësohen ditët që fusha ka nevojë mund të luajmë ndaj Tiranës ndeshjen e parë. Tirana nuk ka shumë fat kur vjen në Kukës, dëshira jonë është që ndeshjen e parë ta luajmë ndaj tyre. Do parë se ditë ka nevojë fusha për të qenë gati, por parashikimet janë që sfida ndaj Tiranës të jetë e para.

Kur fiton trajneri meriton notën 10. Edhe ai ka disa pakënaqësi me disa lojtarë, por punë ka për t’u korigjuar. Trajneri bën punën dhe është profesionist e për këtë arsye punon çdo ditë me lojtarët. Kemi edhe stol dhe disa lojtarë nuk janë aktivizuar shumë”, u shpreh Gjici.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kukesi safet gjici kukesi safet gjici

Sondazh

Poll