Sport

Mos e konsideroni më surprizë, Kukësi i tregon vendin Dinamos dhe merr kreun

29 Tetor 2021, 19:55 Nga DOSJA
Mos e konsideroni më surprizë, Kukësi i tregon vendin Dinamos dhe

TIRANË-Kukësi nuk mund të jetë më një surprizë. Skuadra verilindore po bën një kampionat të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit italian, Diego Longo. Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, Kukësi mposhti në “Air Albania” Dinamon me shifrat 1-0.

Duelin e sotëm e vendosi Edi Basa në minutën e 28′, pas një goli të shënuar mjeshtërisht pas një kundërsulmi të shpejtë që gjeti të papërgatitur Dinamon e Bledi Shkëmbit. Në pjesën e dytë, Dinamo e kërkoi golin me ngulm, por sulmi nuk ishte në ditë të mirë, pavarësisht rastet të Ibrahimit apo Chinedu-s.

Një sukses i rëndësishëm për Kukësin që merr kreun në kuotën e 14 pikëve, po kaq sa ka edhe Tirana që nesër do të luajë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo kukesi dinamo kukesi

Sondazh

Poll