Sport

Sarri për Muriqin: “Fenerbahçe? Nuk e di, ai mund ta bëjë Immobilen të marrë frymë”

29 Tetor 2021, 15:23 Nga DOSJA

ITALI – “Muriqi ku është ai? Flitet gjithmonë për rikthimin e tij në Turqi…” Kjo është një nga pyetjet që i është bërë sot në konferencën për shtyp Maurizio Sarrit, trajnerit të Lazios, në prag të ndeshjes kundër Atalantës.

“Nuk di çfarë të them për Fenerbahçen, ai po stërvitet mirë. Doli shumë i zhgënjyer nga Bologna, si gjithë të tjerët për performancën individuale dhe ekipore. Por po stërvitet mirë, ai mundet ta bëjë Immobilen të marrë frymë. Megjithatë, unë me të vërtetë nuk di çfarë të them për këtë lëvizje në treg,”– është shprehur trajneri i lacialëve.

Gjithçka ka lindur nga një postim në Instagram, nga bashkëshortja e Muriqit, Edibe, e cila ka publikuar një lajm për një negocim të mundshëm me klubin e Stambollit. Zgjedhja e këngës në sfond? “Hayallerim” e këngëtarit turk Orhan Ölmez (“Ëndrrat e mia”). Familja e Muriqit kërkon kthimin në Turqi. Te Lazio gjërat nuk po shkojnë mirë dhe askush nuk është vendosur. Deri më tani këtë sezon Vedati ka luajtur vetëm 198 minuta të shpërndara në 8 ndeshje (6 në Serie A dhe 2 në Europa League).

Nesër, duke nisur nga ora 15:00, Lazio do të presë në “Olimpico” Atalantën, në kuadër të javës së 11-të të Serie A. Bergasmaskët zbresin në Romë pas fitores në transfertë 3-1 ndaj Sampdorias, ndërkohë që skuadra e Sarrit ka fituar në shtëpi 1-0 ndaj Fiorentinës. Atalanta renditet në vendin e pestë me 18 pikë, kurse Lazio në gjashtin me 17pikë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalantën familja e muriqit lazio do të presë në “olimpico” maurizio sarrit në prag të ndeshjes kundër atalantës nga bashkëshortja e muriqit për fenerbahçen po stërvitet mirë shumë i zhgënjyer nga bologna trajnerit të lazios atalantën familja e muriqit lazio do të presë në “olimpico” maurizio sarrit në prag të ndeshjes kundër atalantës nga bashkëshortja e muriqit për fenerbahçen po stërvitet mirë shumë i zhgënjyer nga bologna trajnerit të lazios

Sondazh

Poll