Sport

BOKS/ Tjetër triumf për Alban Beqirin në Beograd, Indrit Laçin e mund një anglez

29 Tetor 2021, 20:25 Nga DOSJA
BOKS/ Tjetër triumf për Alban Beqirin në Beograd, Indrit

BEOGRAD-Alban Beqiri është lavdia e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror të të rriturve në Beograd. Pasi eleminoi Manian nga Kenia në raundin e parë, të njëjtën gjë ka bërë në mbrëmjen e së premtes, tanimë në raundin e 1/32 të finaleve ndaj lituanezit Banis.

Në raundin e 1/16 të finaleve ai do të ketë përballë fituesin e çiftit Bekford (Panama) – Shiuan (Taipei), ndërsa kjo ndeshje do të jetë të dielën e 31 tetorit. Sakaq përpara tij, tashmë në peshën 86-92 kilogram, është eleminuar Indrid Laçi, i cili është mundur nga anglezi ëilliams. Tani e gjithë vëmendja është tek Alban Beqiri për atë çfarë do të mund të prodhojë deri në përfundim të këtij Kampionati Botëror të boksit për të rritur në Beoograd.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alban beqiri beograd boks alban beqiri beograd boks

Sondazh

Poll