Sport

Në Europë: “Djajtë” e Milanos – 15 ndeshje të pa thyeshëm, në podium dhe Dortmund…

29 Tetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Në Europë: “Djajtë” e Milanos – 15 ndeshje

ITALI – Ishte 26 prill 2021, një dopietë e Correa dhe një gol i Immobile, i shkarkoi Milan një humbje të rëndë, që vuri në dyshim praninë e kuqezinjve në Champions League, por edhe e kishte tronditur fort pankinën e Stefano Piolit.

Por këto tani janë harruar. Nga 1 maji, Milani ka nisur një rrugëtim fantastik dhe që nga ajo ditë, pas fitores me Beneventon, kuqezinjtë nuk u ndalën më. Në 15 ndeshjet e fundit në Serie A, Milan nuk e njeh shijen e humbjes: 13 fitore dhe 2 barazime, një ecuri rekord jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Nga 5 ligat më të rëndësishme në Europë, Milani është edhe skuadra që ka ecurinë më të mirë në qëndrueshmëri. Askush nuk ka arritur rezultate më të mira se sa kuqezinjtë e Piolit, madje as ekipe si Bayern Munich, Manchester City, PSG etj. Çuditërisht, në këtë renditje fakultative, në vendin e dytë ndodhet një tjetër skuadër italiane, Napoli, me 12 fitore dhe 3 barazime.

Në podium gjejmë edhe Borussia Dortmund me 13 fitore dhe 2 humbje në 15 ndeshjet e fundit. PSG renditet në vendin e katërt me 12 fitore 2 barazime dhe një humbje, ndërsa Liverpool në vendin e 5-të me 11 fitore dhe katër barazime.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund manchester city milan nuk e njeh shijen e humbjes napoli në serie a. nga 1 maji pas fitores me beneventon psg bayern munich borussia dortmund manchester city milan nuk e njeh shijen e humbjes napoli në serie a. nga 1 maji pas fitores me beneventon psg

Sondazh

Poll