Sport

San Siro i ri, kryebashkiaku Sala hap dritën jeshile: “Kërkesat u pranuan”…

29 Tetor 2021, 10:41 Nga DOSJA
San Siro i ri, kryebashkiaku Sala hap dritën jeshile: “Kërkesat

ITALI – Ka ardhur pika e kthesës: do të ndërtohet stadiumi i ri i Milanos! Interi dhe Milani do të kenë stadiumin e tyre në të ardhmen e afërt, ashtu siç kërkohet prej disa kohësh.

Beppe Sala, kryebashkiaku i Milanos, në profilin e tij personal në ‘Instagram’ i hapi dritën jeshile projektit, duke treguar hapat e ardhshëm, pas takimit që u zhvillua mëngjesin e sotëm me përfaqësuesit e dy klubeve. Ai tregon edhe se u pranuna tre parakushtet themelore të administratës publike, për të kaluar në fazën ekzekutive të projektit, çka u mirëpritën nga të dy klubet.

“Kërkesa e parë, – shkruan Sala, – është që stadiumi i ri duhet të respektojë në thelb linjat dhe vëllimet e përfshira në studimin e fizibilitetit, që tashmë i është paraqitur administratës. Pika e dytë kërkon një rikonstruksion të zonës së San Siros aktuale, për të zhvilluar projektin e zonës sportive dhe argëtuese, në një kontekst të gjelbër edhe në këtë rast, sipas dosjes së paraqitur.

Pavarësisht nga koha e ndërtimit të stadiumit të ri, ceremonia e hapjes së Lojërat Olimpike të Dimrit 2026 do të zhvillohet në objektin aktual, në shenjë nderimi për historinë e tij të lavdishme.

Së fundi, pika e tretë dhe e fundit, që koncesionet e të drejtave volumetrike për zhvillimin urban ndihmës të stadiumit, nuk do të ndryshojnë nga ajo që lejohet nga PGT aktuale, – përfundoi kryebashkiaku Sala. – Dy kklubet kanë rënë dakord në lidhje me këto propozime. Në këtë pikë besoj se këshilli mund të procedojë shpejt në diskutimin e interesit publik”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport beppe sala do të kenë stadiumin e tyre në të ardhmen e afërt interi dhe milani kryebashkiaku i milanos lojërat olimpike të dimrit 2026 në profilin e tij personal në ‘instagram’ beppe sala do të kenë stadiumin e tyre në të ardhmen e afërt interi dhe milani kryebashkiaku i milanos lojërat olimpike të dimrit 2026 në profilin e tij personal në ‘instagram’

Sondazh

Poll