Bota

Seanca në Hagë, avokatët e Thaçit të nervozuar prej vonesave

29 Tetor 2021, 14:11 Nga DOSJA
Seanca në Hagë, avokatët e Thaçit të nervozuar prej

HAGË- Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale, avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur të nervozuar për shkak të vonesave të Prokurorisë për nxjerrjen e materialeve.

Mbrojtja e Thaçit deklaroi se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga koha për nxjerrjen e materialeve, duke shtuar se çështja është stërzgjatur.

Është shokuese për mua pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Jam i sigurt që edhe ju zoti gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë burgosur që nga viti i kaluar. Kolegu avokat sapo tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyrë. Çfarë ka ndodhur? Që nga konferenca e parë ne kemi marë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me Roberts [avokati qe foli papraprakisht]. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje? Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar. Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyerje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”, tha Keohe.

Lajmi kryesor/ Konferenca e radhës, ish-krerët e UÇK-së dalin para gjykatës në orën 14:30

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni akuzat mbi hashim thaçin akuzat ndaj uck kosova ne hage akuzat mbi hashim thaçin akuzat ndaj uck kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 13:21

Dridhet toka, tërmeti i fortë bie në Rimini

ITALI – Një tërmet i fortë ka rënë ditën e sotme, paradite dhe epiqendra është identifikuar në Fontecorniale, 39 km nga Rimini, Itali.Rimini today thotë s...