Bota

Krim në Kretë/ Nëna e 4 fëmijëve vritet nga bashkëshorti

29 Tetor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Krim në Kretë/ Nëna e 4 fëmijëve vritet nga

GREQI- Një 48-vjeçarje, nënë e 4 fëmijëve është vrarë nga bashkëshorti i saj 54-vjeçar, i cili e qëlloi disa here me thikë. Nga dëshmitë e të afërmëve mësohet se bashkëshorti ia kishte bërë jetën të padurueshme. Për këtë arsye viktima ishte larguar nga shtëpia ku jetonin dhe banonte në një dhomë me qira. Banorët e zones së Lerapetrës në Greqi janë tronditur nga vrasja brutale e të ndjerës.

Sipas asaj që ka treguar për Creta24, vajza e pronarit të dhomave me qira, mësohet se 54-vjeçari e ka goditur të ndjerën me makinë kur ajo doli nga makinën e saj për të shkuar tek pronari i dhomave me qira. 48-vjeçarja ka nisur të vrapojë në parking për të shpëtuar. Pronarja, sipas asaj që përshkruan vajza e saj, ka lokalizuar 48-vjeçaren e vdekur në shkallë pranë zonës së pishinës, të goditur me thikë nga 54-vjeçari.

Po ashtu tragjik është fakti që përpara policisë në vendngjarje ka mbërritur djali i 48-vjeçares i cili ka parë të vdekur nënën e tij fatkeqe. Ndërkohë që prej orës 8 të mëngjesit kanë vijuar negociatat e Policisë me autorin 54-vjeçar të vrasjes, i cili ndodhet në një majë të pjerrët në Peristerë të Ierapetrës duke kërcënuar se do të kryente vetëvrasje, siç raporton radiolasithi.gr. Në zonë ndodhet një negociator i posaçëm i Policisë bashkë me djalin e tij me shpresën për ta bindur. Një ambulancë dhe një zjarrfikës ndodhen gjithashtu në zonë, ndërsa një varkë e marinës greke ndodhet në rrugë detare.

Sipas informacioneve, 54-vjeçari dy ditë më parë kishte kërcënuar se do të vriste viktimën dhe këtë fakt 48-vjeçarja ia kishte rrëfyer shoqes së saj. Po nga të njëjtat burime thuhet se 48-vjeçari dhe 54-vjeçari ishin ndarë prej kohësh dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni e rende ne greqi nena vritet nga bashkeshorti ne greqi e rende ne greqi nena vritet nga bashkeshorti ne greqi

Sondazh

Poll