Bota

FOTO/ “Lulja penis” çel për herë të parë pas dy dekadash në Europë

29 Tetor 2021, 13:22 Nga DOSJA
FOTO/ “Lulja penis” çel për herë të parë

HOLLANDË- Në Holandë çel bima e rrallë, e cila njihet si “lulja penis”. Kjo është hera e tretë që kjo bimë lulëzon në Europë që nga viti 1997, sipas kopshtit botanik të Universitetit të Leiden, Leiden Hortus Botanicus. Bima gjashtëvjeçare me emri shkencor Amorphophallus decus-silvae u kultivua nga kopshtari Rudmer Postma. Personeli i kopshtit vuri re fillimisht sythin e luleve në mes të shtatorit dhe në pak më shumë se një muaj, sythi është bërë rreth gjysmë metër, me kërcell të ngushtë që arrin deri në 2 metra.

“Pak kopshte botanike kanë Amorphophallus decus-silvae në koleksionin e tyre, duke e bërë lulëzimin e bimës veçanërisht të rrallë”, thuhet në njoftim e raportuar nga CNN.

“Lulja penis” kërkon një mjedis shumë të ngrohtë dhe të lagësht dhe për këtë arsye është e vështirë që të rritet në Europë. Ajo lulëzon kryesisht në pyjet tropikale të Indonezisë. Lulja ka aroma të tmerrshme shumë të ngjashme me mishin e kalbur. Pikërisht aroma e lules i ndihmon kopshtarët të parashikojnë se kur bima do të lulëzojë, gjë që sipas tyre ndodh në dy faza: faza e lulëzimit femëror dhe faza e lulëzimit mashkullor.
Gjatë fazës së lulëzimit femëror, pjesa e bardhë e lules e quajtur spadix lëshon aromë të keqe.

“Nuk kishte ende erë shumë të keqe, por (aroma) u bë më intensive pasdite,” tha vullnetarja e kopshtit, Roos Kocken.

(S.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bima penis roos kocken rudmer postma bima penis roos kocken rudmer postma

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 13:21

Dridhet toka, tërmeti i fortë bie në Rimini

ITALI – Një tërmet i fortë ka rënë ditën e sotme, paradite dhe epiqendra është identifikuar në Fontecorniale, 39 km nga Rimini, Itali.Rimini today thotë s...