Bota

‘Është mirë të rikthehesh’, Biden nis turin europian në takim me Papa Françeskun

29 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
‘Është mirë të rikthehesh’, Biden nis turin

VATIKAN– Për herë të dytë në histori, një president katolik i SHBA-së u takua mee Papën. Autokolona e Presidentit Joe Biden mbërriti në Vatikan pak para mesditës dhe u prit nga një dhjetëra roje zvicerane me uniforma me vija blu dhe ari.

Sipas mediave të huaja, Biden dhe zonja e parë, Jill Biden shtrënguan dorën me Imzot, Leonardo Sapienza, kreun e Shtëpisë Papale, në oborrin e San Damaso-s dhe më pas përshëndetën disa ëshilltarësh papnor.

Është mirë të kthehesh këtu ”, tha Biden teksa shtrëngoi dorën një prej përshëndetësve të tij. “Unë jam burri i Jillit,” i tha ai një tjetri përpara se të futej në Pallatin Apostolik në bibliotekën private të Papës.

Takimi kokë më kokë i Biden me Papa Françeskun, i cili filloi menjëherë pas mbërritjes së tij, zgjati gati 90 minuta. Kjo është dukshëm më e gjatë se biseda 30-minutëshe e Papës me Presidentin Donald Trump në 2017 dhe takimi i tij afërsisht 50-minutësh me Presidentin Barack Obama në 2014. Seanca u mbajt jashtë syve të publikut, pa pasur edhe kamerat televizive që zakonisht lejohen në krye të takimeve të tilla.

Lajmi kryesor/ Biden mbërrin në Evropë, dy samitet që do mbahen she takimi me Papa Françeskun

(D.a/D.a dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow joe biden takohet me paoa franceskun papa francescku cop26 ne glasgow joe biden takohet me paoa franceskun papa francescku

Sondazh

Poll