Bota

Vuçiç-Osmanit: Nëse Kosova nuk do, nuk po e ndryshojmë as ne Kushtetutën

29 Tetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
Vuçiç-Osmanit: Nëse Kosova nuk do, nuk po e ndryshojmë

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha ditën e sotme se Bashkimi Europian duhet të përgjigjet mbi refuzimin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së themelimit të Asocacionit të komunave me shumicë serbe. Mediat në Kosovë shkruajnë se në lidhje me deklaratën e presidentes Vjosa Osmanit se Kosova nuk do të ndryshojë kushtetutën për shkak të Asociacionit dhe se “Serbia është kanceri i Europës”, Vuçiç u shpreh se kjo çështje i përket Europës.

“Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, se e kuptuam mesazhin e tyre dhe do të presim një përgjigje nga Europa dhe BE-ja. As ne në atë pjesë nuk do ta ndryshojmë kushtetutën dhe çfarë do të bëjmë atëherë,” tha ai.

Presidenti serb tha më tej se Kosova mund të sillet me arrogancë, por Beogradi do të sillet me përgjegjësi e do të ruajë paqen e stabilitetin, sipas fjalëve të tij.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ceshtja kosove serbi vjosa osmani aleksander vucic ceshtja kosove serbi vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 13:21

Dridhet toka, tërmeti i fortë bie në Rimini

ITALI – Një tërmet i fortë ka rënë ditën e sotme, paradite dhe epiqendra është identifikuar në Fontecorniale, 39 km nga Rimini, Itali.Rimini today thotë s...