Bota

Biden në Europë për dy samite, ndryshimet klimatike temë mbizotëruese diskutimi

29 Tetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
Biden në Europë për dy samite, ndryshimet klimatike temë

ITALI- Presidenti I SHBA-ve, Joe Biden ka mbërritur në Europë ku do të marrë pjesë në dy Samite të rëndësishme.

Vendet e G20-ës do të mblidhen në Romë më 30 dhe 31 tetor. Takimi vjen në një klimë mes disa mosmarrëveshjeve midis vendeve pjesmarrëse. Biden do të ‘përballet’ me Francës pas mbështetjes që i dha Britanisë në marrëveshjen AUKUS të lidhur me Australinë.

Axhenda e Samitit është e ngarkuar me sfida të ngutshme globale, ku ndër temat kryesore të diskutimit do të jenë: vaksinat dhe aksesi në kujdesin shëndetësor, rimëkëmbja ekonomike dhe pabarazitë, ndryshimet klimatike dhe tranzicioni i gjelbër, tregtia, financat dhe dixhitalizimi.

Takimi do të udhëhiqet nga kryeministri Italian, Mario Draghi që është edhe mikpritësi i këtij Samiti.

Liderët e G20 kanë filluar të mbërrijnë në Romë këtë fundjavë për samitin vjetor të vendeve të Grupit 20. Një pjesë e tyre do të jenë pjesmarrës edhe në Samitin e Cop26 në Glasgow.

Në këtë Samit pritet që të diskutohet rreth dryshimeve klimatike ku qeveritë duhet të premtojnë shkurtime më ambicioze në ngrohjen e gazeve nëse duan të parandalojnë një rritje më të madhe të temperaturës globale.

Samiti në Glasgow është vendi ku mund të ndodhë ndryshimi pasi premtimet e bëra nga ndotësit më të mëdhenj të botës, si SHBA dhe Kina mund të bëhen realitet me vendimet që mund të merren.

Lajmi kryesor/Biden mbërrin në Europë, dy samitet që do të mbahen dhe takimi me Papa françeskun

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden mario draghi samiti i g20 ne rome joe biden mario draghi samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 13:21

Dridhet toka, tërmeti i fortë bie në Rimini

ITALI – Një tërmet i fortë ka rënë ditën e sotme, paradite dhe epiqendra është identifikuar në Fontecorniale, 39 km nga Rimini, Itali.Rimini today thotë s...