Bota

40-vjeçari godet 70-vjeçarin pas një debati për qentë, i moshuari rrezikon në koma

29 Tetor 2021, 13:15 Nga DOSJA
40-vjeçari godet 70-vjeçarin pas një debati për

GREQI- Një 70-vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje kome. I moshuari ishte goditur me grusht në kokë nga një boksier 40-vjeçar pas një debati që patën lidhur me qentë e tyre.

“E ka goditur në pjesën e pasme të kokës, duke bërë që i moshuari të bjerë pa ndjenja në tokë”, tha njëri nga dy dëshmitarët okularë.
Sipas informacioneve nga dëshmitë e dy dëshmitarëve okularë, thuhet se të dy personat kanë debatuar për qentë e tyre, më 18 shtator pak pas orës 21:00, në Polichni. Konkretisht, 40-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak se kafsha shtëpiake e të moshuarit nuk ka pasur zinxhir. Sulmi verbal ka sjellë më pas dhunën fizike.

Sipas skanimit CT, ashpërsia e goditjes ishte e dukshme për shkak të gjakderdhjes difuze që i moshuari kishte në tru. Ai u shtrua në spitalin AHEPA dhe iu nënshtrua një operacioni në tru. Autori i rrahjes ishte liruar me kushte shtrënguese, ndërsa përmes dëshmisë së tij tentoi të shprehte pendimin. Në dëshminë e tij, i akuzuari jep versionin e tij të ngjarjes së dhunës: Nuk kisha ndërmend ta lëndoja apo ta godisja. Mendoj se burrit i ra të fikët nga tensioni për shkak se ai bërtiste me zë të lartë dhe i rrihte zemra dhe për këtë arsye humbi ndjenjat. Çdo ditë lus Zotin që të jetë mirë, ta nxjerrin nga spitali të shëndetshëm dhe të fortë dhe të mund ta shoh që t’i kërkojë falje. Gjithçka që mendoj është shëndeti i burrit, djemve të mi të vegjël, dhe i gruas sime.

(S.B/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni boksieri godet te moshuarin konflikt ne greqi boksieri godet te moshuarin konflikt ne greqi

Sondazh

Poll