Bota

E rëndë, qëllohen për vdekje me armë zjarri dy të rinj në Itali

29 Tetor 2021, 13:26 Nga DOSJA
E rëndë, qëllohen për vdekje me armë zjarri dy të

ITALI- Dy të rinj të moshës 26 dhe 27 vjeç, janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Herculaneum, të Napolit. Ngjarja ka ndodhur në via Marsiglia rreth orës një pasdite. Giuseppe Fusella dhe Tullio Pagliaro, ishin të dy studentë me origjinë nga Portici. Hetuesit thonë se hipoteza se dy të rinjtë janë ngatërruar me hajdutë po bëhet gjithnjë e më e qëndrueshme. Sipas asaj që mësohet, ka qëlluar V. P., pronari i një shtëpie në periferi të Herculaneum.

53-vjeçari, dyshohet se ka shpërthyer disa të shtëna në drejtim të dy të rinjve me një pistoletë të mbajtur ligjërisht. Pozicioni i tij tani po shqyrtohet nga hetuesit. Policia po heton rastin ndërsa trupat e dy të rinjve u transferuan në Poliklinikën e Dytë të Napolit. Sipas një rikonstruksioni fillestar, dy djemtë ndodheshin në makinë kur u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri. Zona ku ndodhi ngjarja është mjaft larg qendrës së Herculaneum dhe e izoluar. Mbrëmjen e kaluar me shumë gjasa, ata kanë shkuar në një fushë futbolli jo shumë larg vendit të vrasjes. Më pas, për në kthim ata do të ndalonin për një bisedë në makinë dhe në atë moment ata do të goditeshin me armë zjarri.

“Rreth orës 1.30 dëgjova katër-pesë të shtëna armësh dhe mendova se ishin fishekzjarre sepse këtu në zonë kanë zakon të ndezin. Menjëherë erdhën sirenat dhe policia dhe u tremba shumë”, thotë Sofia, një banore e zonës.

(S.B/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota giuseppe fusella tullio pagliaro giuseppe fusella tullio pagliaro

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 13:21

Dridhet toka, tërmeti i fortë bie në Rimini

ITALI – Një tërmet i fortë ka rënë ditën e sotme, paradite dhe epiqendra është identifikuar në Fontecorniale, 39 km nga Rimini, Itali.Rimini today thotë s...