Politike

Korreshi vjen me çizme dhuratë për Krifcën në Kuvend: S’më la garda t’i fusja

28 Tetor 2021, 17:14 Nga DOSJA
Korreshi vjen me çizme dhuratë për Krifcën në Kuvend:

TIRANË– Deputeti Saimir Korreshi ka ardhur me një dhuratë për Ministren e Bujqësisë në seancën e Kuvendit. Nga foltorja e Kuvendit, Korreshi tha se kishte sjellë një palë çizme për ministren por që gardianët nuk e kishin lejuar që t’i fuste brenda.

Ai tha se çizmet në fakt ishin blerë nga disa fermerë të Lushnjes, në rast se ministres Frida Krifca do i binte rruga nga Lushnja.

“Kisha një shqetësim me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë dhuratë për ministren një palë çizme, por garda s’më lejoi. Në rast se të bie rruga ka dy probleme, e gjithë zona aty kanë të njëjtin problem, në vlerësimin e situatës për domaten “ozgan f1”. Sipas ministrisë ka defekte në teknologji keni thënë, ky konkluzion nuk qëndron,”- tha Korreshi ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR:Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike saimir korreshi seance plenare 28 tetor 2021 saimir korreshi seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...