Politike

VD-‘Jemi partia më e bukur ‘/Rama s’ndalet,tallet me Bashën:Give me a break! Aman…

28 Tetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
VD-‘Jemi partia më e bukur ‘/Rama s’ndalet,tallet me

TIRANE– Kryeministri Edi Rama preferoi ta kthente në humor deklaratat dhe akuzat e rivalit të tij politik. Në replikën për Bashën, që e quajti PD, partinë më të bukur në botë, apo se kur garoi përballë tij për të marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës, Rama i tha me humor se Basha është “mister lindja”.

Dili zot njerëzve të ty se i ke edhe 95%. Mos hajde këtu që të ndysh njerëzit se nuk ta ka borxh njeri. Arsyeja që ti nuk fiton nuk janë as kriminelat dhe as bossat. Ti gënjen veten tëndë, ndrysho sa nuk është vonë. Jam këtu për të të respektuar edhe ty, por që kjo parti të jetë më e bukura e lindjes; give me a break. Ti mund të jesh mister lindja. Po aman lind. Bëhu burrë dhe mos hajde këtu me shpifje e llum. Por hajde me argumenta. Po të them përsëri, në çadra që nga dita e parë janë 400 familje por siç ke kërkuar dhe nuk gjete gjë. Shko dhe kërko nëse ka ndodnjë që nuk merr bonusin e qerasë. Rrinë në çadra se ndryshe nga ty, punojnë. Nuk i ka mbajtur njëri në krahë për vite të tëra. Rrinë në çadra se e kanë larg tokën dhe gjënë e gjallë. Kështu që kur qan hallin e popullit mban një erë hipokrizie sa edhe këta që janë me ty, ngrihen me idenë, je ti apo jo? Kjo nuk është puna im. Kur vjen këtu dhe bën të fortin, kujtohu çfarë ke bërë. Kur thua e di Tirana e Shqipëria, mendo sa dinë për ty. Ke një mundësi që t’i shmangësh këto. Ka shumë fakte dhe argumenta, por me këtë të fortin, aman mos na e kurse këtë. Mos e përsërit më…

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate për helmimin në Krujë! Rama-PD: Larg rindërtimit, do hyjë në histori

(k.m.f,g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 13:08

VD-Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

TIRANË-Ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit të Shqipërisë se borxhi publik do të vijojë të rritet në ...