Politike

Mziu denoncon kanabisin me foto: OSHEE po bashkëpunon me kultivuesit

28 Tetor 2021, 16:02 Nga DOSJA
Mziu denoncon kanabisin me foto: OSHEE po bashkëpunon me kultivuesit

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka denoncuar një bashkëpunim mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe kultivuesve të kanabisit. Me një foto që paraqiti në foltoren e Kuvendit, Mziu tha se aty shihet një kabinë elektrike e mbuluar nga kanabisi. Sipas tij, ky transformator ndodhet në Dibër, por askush nuk merr masa. 

“Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve ’90 , ja po ju tregoj fotot. Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë. Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë,”- tha Mziu. 

LAJMI KRYESOR:Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 28 tetor 2021 xhelal mziu seance plenare 28 tetor 2021 xhelal mziu

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...