Politike

Rama: “Open Ballkan” është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve s’bëhet me…

28 Tetor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Rama: “Open Ballkan” është e ardhmja dhe bashkimi i

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se ideja e “Open Ballkan” është e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në rrjetin e tij social në Facebook, Rama i ka kthyer përgjigjie një komentuesi, i cili e ka “qortuar” për nismën e ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në territorin tonë”, ka shkruar komentuesi.

Ndërkohë që numri një i qeverisë i është kundërpërgjigjur duke i thënë se të gjithë ata që kthejnë akrepat e orës mbrapsht e gënjejnë veten.

“Ora e historisë shkon përpara dhe kush ia tërheq akrepat mbrapsht thjesht gënjen veten. Open Balkan është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve bëhet me mjetet e të ardhmes, jo me avazin e vjetër të se shkuarës. Sa për detin, duhet të jemi shumë të qetë, se detin që na e ka dhënë Zoti nuk na e merr dot askush, por duhet të jemi edhe të mençur që edhe nga deti të krijojmë më shumë ekonomi e mirëqenie,”-u përgjigj kryeministri.

Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova ende nuk kanë bërë pjesë e nismës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open ballkan edi rama open ballkan

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 13:08

VD-Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

TIRANË-Ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit të Shqipërisë se borxhi publik do të vijojë të rritet në ...