Politike

VD-Basha-Ramës: Të gjithë ta dinë tarifën për tendera… 1 mln euro! I merr tek zyra

28 Tetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
VD-Basha-Ramës: Të gjithë ta dinë tarifën për

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ndan në zyrën e tij paratë e tenderave publike. Basha tha se Rama vjedh paratë e tërmetit dhe pandemisë. Kreu i PD, foli me shifër konkrete dhe tha se Rama merr 1 milionë euro për çdo tender.

Është akt i vetëdijshëm, ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur që të kesh prioritet tenderat e pandemisë. T’i vidhje me një grusht njerëzish. Këta janë vendime të tuat nuk janë aksidente. Nuk janë as tërmeti as pandemia, je fatkeqësia e këtij vendi. Të vetmet tendera me procesuar korrekte janë ato të BE-së të cilët t’i i urren. Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro në zyrën tënde i di gjithë Tirana. Merri letra kudo ku i ke futur ndoshta i ke akoma tek zyra e zv. kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, merr e shikoji sesi ne tenderat e tua nuk ka konkurrencë i ke përcaktuar ti. Java zgjedhore bashkia Durrës ndan 60 mln euro për rindërtimin. Ne nuk duam të bëjmë lojëra fjalësh me ty, ty ta kanë pirë lëngun të gjithë edhe ato që mendon se i ke akoma miq. Këtë sallë duhet tua kthejmë shqiptarëve. Ke frikë vettingun e politikanëve si djalli temjanin.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate për helmimin në Krujë! Rama-PD: Larg rindërtimit, do hyjë në histori

(k.m.f,g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...