Politike

VD-SHERR mes zonjave! Vokshi kapet me Ballukun:O zonja ministre heshtni kur flas unë

28 Tetor 2021, 12:38 Nga DOSJA
VD-SHERR mes zonjave! Vokshi kapet me Ballukun:O zonja ministre heshtni kur flas

TIRANË– Debat në Kuvend mes ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi lidhur me protestat e banorëve të Laprakës. Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se nuk i kishte parë protestat e qytetarëve, koment që shkaktoi reagime të forta nga ana e demokrates.  


PJESË NGA BISEDA:

Balluku: Nuk e di ku janë këta banorët në protestë se nuk i kam parë. Me banorët kam folur vetë dhe nuk do bëhet shpronësimi siç thoni ju, por në bazë të ligjit. Sot hapëm lotin e dytë dhe të tretë. Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik. Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit. Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, do përshkohet në 20 minuta.

Vokshi: Të thoni që nuk shihni banorët që protestojnë është turp.

Balluku: Aaaa tek sheshi Shqiponja.

Vokshi: Është turp të thoni që nuk i shihni që duan të kontaktojnë me ju. O zonja ministre heshtni kur flas unë. Ministrja të mos ndërhyjë. Është e paedukatë që ndërhyni. Është e turpshme për të thënë se nuk shohë një protestë me qindra banorë. O gënjeni ju, o gënjen ARRSH. Kush gënjen ju apo ARRSH? Po ne jemi ndryshe si PD, kemi shpronësuar pa certifikata legalizimi. Kujtoni bregun e lumit, i keni qëlluar dhe dhunuar.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi belinda balluku seance plenare 28 tetor 2021 albana vokshi belinda balluku seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...

Politike 28 Tetor 2021, 13:08

VD-Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

TIRANË-Ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit të Shqipërisë se borxhi publik do të vijojë të rritet në ...