Politike

Kuvendi/ Këlliçi: Të dalim në protesta, Rama, pacienti me sëmundje terminale

28 Tetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Kuvendi/ Këlliçi: Të dalim në protesta, Rama, pacienti me

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka bërë thirrje për protesta masive. Nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi tha se protestat masive kanë e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi më tej se kreu i qeverisë sipas tij është një pacient me sëmundje terminale që mbahet në jetë me oksigjen.

“Borxh 770 mln euro për të cilat 77 mln euro do të merren për llogari të OSHEE, që sipas projekt  aktit u dëmtua nga pandemia dhe thatësira, po borxhliut i del dikush garant, që janë qytetarët, që nëse nuk e lani dot këtë borxh do e lajnë qytetarët. OSHE është dëmtuar nga pandemia dhe kurimi na kushton 77 mln euro, administrata e OSHEE e kemi parë të shëndetshme në të gjitha rrugët e Tiranës, dukeshin të motivuar për të bërë nga 2 punë, ky ekspozim na ka sjellë me shëndetin e punonjësve, prandaj nëna parti është e kujdesur për shëndetin e patronazhistëve të saj. Krizë e shkaktuar nga ai dhe korrupsioni i tij, Shqipëria me Ramën, një pacienti me sëmundje terminale që mbahet në jetë me oksigjen, e vetmja zgjidhje është do marrim borxh, për të larë borxh, ju nuk doni, bëj thirrje për protesta dhe vetëm protesta, për ata që paguajnë më shumë për energjinë, për karburantin, i ftoj që të bashkohen sheshit të protestës, ka ardhur momenti që të lëmë mllefet politike për të ndalur falimentin e vendit dhe për të rrëzuar këtë qeveri,”- tha Këlliçi.

LAJMI KRYESOR:Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 28 tetor 2021 belind kelliçi 28 tetor 2021 belind kelliçi

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...