Politike

Rama: Më 28 Nëntor hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

28 Tetor 2021, 15:19 Nga DOSJA
Rama: Më 28 Nëntor hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy njoftime ditën e sotme që përkojnë me datat 28 dhe 29 nëntor. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se se më 28 Nëntor do të hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ndërsa më 29 Nëntor do të hapet për Qarkullim Rruga e Arbërit. Ndryshe nga hapja e Rrugës së Arbërit, të cilën, Rama e përmendi edhe në Kuvend, lajmin për hapjen e kantierit për aeroportin e dha në Facebook.

Nuk dihet nëse është një rastësi që Rama ka zgjedhur këto data apo kanë të bëjnë me datat historike të Shqipërisë, që janë 28 Nëntori: Dita e Pavarësisë dhe 29 Nëntori: Dita e Çlirimit të vendit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 28 dhe 29 nentor aeroporti i vlores edi rama rruga e arbërit 28 dhe 29 nentor aeroporti i vlores edi rama rruga e arbërit

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 13:08

VD-Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

TIRANË-Ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit të Shqipërisë se borxhi publik do të vijojë të rritet në ...