Politike

Kriza e energjisë elektrike, Balluku: Jemi me sytë nga qielli, presim shiun

28 Tetor 2021, 15:11 Nga DOSJA
Kriza e energjisë elektrike, Balluku: Jemi me sytë nga qielli, presim

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar sot se Qeveria shqiptare s’mund të kontrollojë dot rritjen e çmimeve në bursë. Nga foltorja e Kuvendit, Balluku shtoi se tashmë rritje ka pësuar edhe çmimi i qymyrit dhe se në këto raste të gjithë janë me ‘sytë nga qielli’.

Por Balluku shtoi se qeveria ka marrë masa për përballimin e krizës, duke nisur dhe me marrjen e një huaje në BERZH. Sipas Ballukut, iniciativa për marrjen e kësaj kredie ka nisur që në muajin qershor.

“Energji përdorim edhe ne të majtët edhe ju të djathtët. Nuk po diskutojmë cilësinë e shërbimit. Do i kthehem faktit të ndërtesave apo mobilimeve. Nga 1600 abonentë për qendër sot shkojnë 600 abonentë për qendër. Jemi të detyruar të blejmë me këto çmime sot në treg. Edhe çmimi i qymyrit është rritur nga 34 euro në 60 euro për metër kub.Nuk e kontrollojmë dot këtë. Duke pasur problemet e sistemit elektro-energjetik sa i përket prodhimit dhe sot jemi me sytë nga qielli dhe kemi një lajm të mirë që në datë 2 fillon shiu dhe presim 135 mm reshje. Ne kemi nisur proceset. 10 mld të akorduara nga qeveria janë për mburojën sociale. Janë për të mbrojtur abonentët familjarë. Për të dhënë çmimin e njëjtë që kishin edhe para krizës globale. Energjia e ka matshmërinë me shërbimin dhe cilësinë. Projekti i OSHEE për reagimin ndaj krizës së pandemisë së COVID. Ka pasur një qëndrim të ndryshëm nga grupet e opozitës. Kemi kaluar edhe tej shpjegimeve që jepen në raste të tilla duke bërë transparencë për deputetët dhe publikun. Kjo kredi ka nisur si punë nga OSHEE në muajin qershor duke parë impatin financuar që operatori i shpërndarjes kanë pasur gjatë periudhës së pandemisë. Duke pasur parasysh ndërprerjen e investimeve gjatë pandemisë kemi kërkuar këtë hua nga institucionet financiare partnere pasi Berzh ka mbështetur në projekte të rëndësishme. Si e përmenda më parë nuk dua të jap detaje sa i përket operacioneve që do të mbulohen nga kjo hua. Do kaloja vetëm disa pjesë teknike të rëndësishme që ky projektligj parashikon. Marrëveshja e garancisë përmban tre nene, ku sipas nenit të parë janë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Afati i shlyerjes 5 vite. Periudha e mos shlyerjes së principalit 1 vit. Është moment kritik për sektorin energjetik. Është një moment kritik në krizë globale që parashikohet të zgjasë,”- tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku seance plenare 28 tetor 2021 belinda balluku seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 13:08

VD-Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

TIRANË-Ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit të Shqipërisë se borxhi publik do të vijojë të rritet në ...