Politike

Celibashi: Komisionerët që kanë tjetërsuar votën do të sanksionohen

28 Tetor 2021, 15:12 Nga DOSJA
Celibashi: Komisionerët që kanë tjetërsuar votën do

KORÇË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë komisionerët që kanë tjetërsuar votën, duke thënë se do të sanksionohen. Nga Korça, ditën e sotme, Celibashi tha se në rast se shkeljet e bëra gjatë numërimit të votave të 25 prillit kanë deformuar rezultatin do të ketë kallzime penale. Ai gjithashtu foli edhe për reformën zgjedhore, ku theksoi se është e nevojshme të ketë një reformë të re, pasi këtë e ka sygjeruar edhe OHDIR.

Celibashi gjithashtu në fund të fjalës përgëzoi opozitën për nismën që ndërmori për një reformë të re, po edhtu përgëzoi edhe mazhorancën për mbështetjen e kësaj nisme.

Pyetje: Z. Celibashi nga KQZ do të ketë padi për komisionerët që kanë tjetërsuar votën?

Celibashi: Jemi në proçes vlerësimi akoma të asaj se çfarë ka ndodhur gjatë proçesit të numërimit të fletëve të votimit, në përfundim të këtij proçesi në rastet kur do të identifikohen qartazi shkelje të rënda të rregullave të proçesit për numërimin e fletëve të votimit normalisht që do të ketë sanksione të karakterit administrativ por edhe kallzime penale kur këto shkelje tregojnë dukshëm deformimin e rezultatit të numërimit.

Pyetje: PD ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar për Reformë Zgjedhore, a ka nevojë Shqipëria për reformë të re pas çdo proçesi zgjedhjesh?

Celibashi: Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshine në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë inisiativë pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që proçesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve.

Pyetje: Pyetje në lidhje me Reformën Territoriale.

Celibashi: Reforma Territoriale si diskutim iu përket partive politike KQZ nuk ka dhe nuk mund të ketë zë në këtë proçes ka mendime të ndryshme në lidhje me organizimin e hartës administrative dhe si ajo duhet të jetë por le t’ia lëmë partive dhe qeverisë diskutimin për këtë çështje, sikurse thashë meqënëse kjo lidhet edhe me Reformën Zgjedhore sa më shpejt të mbyllet ky proçes është më mirë, pasi ka ndikim, jo të drejtpërdrejtë por ka ndikim në Reformën Zgjedhore.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz reforma zgjedhore ilirjan celibashi kqz reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2021, 11:58

VD-Rama: Më 29 nëtor hapet Rruga e Arbrit!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë seancë së Kuvendit se rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor. Kreu i qeverisë u shpreh se...

Politike 28 Tetor 2021, 13:08

VD-Ibrahimaj: Borxhi publik është 80%

TIRANË-Ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh ditën e sotme gjatë Kuvendit të Shqipërisë se borxhi publik do të vijojë të rritet në ...