Politike

Do shpronësohen! Bashkia e Tiranës: Nënshkruam kontratën me banorët e “5 Majit”

27 Tetor 2021, 15:21 Nga DOSJA
Do shpronësohen! Bashkia e Tiranës: Nënshkruam kontratën me

TIRANË- Këshilli i Ministrave këtë të mërkurë vendosi me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, shpronësimin e banorëve të zonës “5 Maji” në Bashkinë e Tiranës. Shpronësimi, sipas vendimit, përmes kompensimit me shkëmbim bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. 

Shkëmbimi i pasurive private të llojit “truall”, “ndërtesë banimi” dhe “ndërtesë jo banimi” do bëhet me një pasuri tjetër të paluajtshme në pronësi të shtetit.

Ndërsa sipërfaqja e ndërtimeve në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve të klasifikuara si ndërtime pa leje (banesa) është 100 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje.

Por deri më tani në zonën e “5 Maji”  banorët janë ngritur disa herë në protesta, pasi deri më tani sipas tyre nuk u është dhënë asnjë zgjidhje. Protestave u është bashkuar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj. Ndërkohë që në vijim të projektit për rindërtimin, do të bëhet shembja e banesave të mbi 1200 banorëve.

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike vkm 27 tetor 2021 vkm 27 tetor 2021

Sondazh

Poll