Politike

VD-Helmimi në Krujë/Manastirliu:14 pacientë në spital, presim përgjigjet e analizave

27 Tetor 2021, 12:17 Nga DOSJA
VD-Helmimi në Krujë/Manastirliu:14 pacientë në spital,

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e qytetarëve të helmuar nga uji në Krujë. Në një konferencë për mediat, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ajo u shpreh se aktualisht të shtruar në spital janë 14 qytetarë, mes tyre adoleshentë dhe fëmijë. 


KONFERENCA:

Pyetje: Si po vijon gjendja në spitalin e Krujës?

Manastirliu: Janë ende në pritje të përgjigjeve për analizat bakterioloigjike. Nga ana tjetër dua të theksoj faktin se gjendja në spital është e kontrolluar. Janë 14 qytetarë po marrin shërbim në spital. Fluksi ka ardhur në rënie. Ndërkohë që do t’ju informojmë sapo të kemi një raport të qartë. Bashkia e Krujës nga marrë masat për desinfektmin.

Pyetje: A po mendon për një qendër tjetër për të sëmurët me sëmundje pulmonare?

Manastirliu: Progresi i transparencës së shërbimeve është i madh dhe i dikshëm. Çdo qytetar merr shërbim në kohë dhe më cilësi. Nuk presin në radhë dhe përfshihen në një fashë që ekzaminohen menjëherë. Gjatë vitit 2022 do të kemi një aparaturë të dytë. Sot spitalet tona kanë gamë të pasur valë analizave laboratorike. Kemi ende shumë për të bërë. Fluksi dhe gjithë çfarë solli pandemia, ka vendosur në fokus të punës sonë këtë prioritet.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ogerta manastirliu vkm 27 tetor 2021 ogerta manastirliu vkm 27 tetor 2021

Sondazh

Poll