Sport

Disiplina le katër skuadra “big” të Serie A, pa trajnerë në ndeshjet e mesjavës…

26 Tetor 2021, 05:33 Nga DOSJA
Disiplina le katër skuadra “big” të Serie A, pa

ITALI – Katër skuadra të mëdha të Serisë A do të duhet të jenë pa trajnerët e tyre në pankina gjatë ndeshjeve të javës së 10-të që do të zhvillohen në mesjavë. Në fakt, disiplina italiane sportive ka skualifikuar për një ndeshje të gjithë trajnerët e përjashtuar gjatë fundjavës: José Mourinho të Romës, Simone Inzaghi të Interit, Luciano Spalletti të Napolit dhe Gian Piero Gasperini të Atalantës. Këta dy të fundit janë dënuar edhe me 5000 euro gjobë.

Në mënyrë të detajuar, Gasperini u skualifikua “për shkak se në pjesën e dytë (46’) përdori shprehje mosrespektuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes; shkelje e zbuluar nga zyrtari i katërt”. Spalletti “tregoi shprehje mosrespektuese në fund të ndeshjes, duke mbajtur një qëndrim ironik ndaj gjyqtarit të ndeshjes”.

Inzaghi “për shkak se, në pjesës së dytë (43’), kundërshtoi në mënyrë flagrante dhe ashpër një vendim të gjyqtarit; shkelje e zbuluar nga zyrtari i katërt”. Ndërsa trajneri Mourinho i Romës është ndëshkuar për shkak të dy kartonave të verdhë të marrë në ndeshjen ndaj Napolit.

Në ndeshjet e javës së 10-të të Serie A, që do të zhvillohen të mërkurën, Atalanta do të luajë në transfertë ndaj Sampdorias (18:30), po jashtë do të luajnë edhe Roma ndaj Cagliarit (20:45), si dhe Interi ndaj Empolit (20:45). Ndërkohë, të enjten, Napoli do të presë në shtëpi Bologna (20:45).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fdederata shqiptare e futbollit gian piero gasperini të atalantës josé mourinho të romës koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali luciano spalletti të napolit napoli do të presë në shtëpi bologna simone inzaghi të interit të serisë a fdederata shqiptare e futbollit gian piero gasperini të atalantës josé mourinho të romës koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali luciano spalletti të napolit napoli do të presë në shtëpi bologna simone inzaghi të interit të serisë a

Sondazh

Poll