Sport

VIDEO / ‘Festë’ te Milani, klubi nderon Stefano Piolin për 100 stolat kuqezi…

26 Tetor 2021, 04:07 Nga DOSJA
VIDEO / ‘Festë’ te Milani, klubi nderon Stefano Piolin për

ITALI – Milani nderon Stefano Piolin, i cili arriti 100 stolat kuqezi në ndeshjen kundër Bolonjës. Trajnerit iu dha një medalje përkujtimore nga drejtori teknik Paolo Maldini para gjithë ekipit, i cili më pas, falënderoi: “E gjitha falë jush, nuk e di nëse dikush do ta marrë si kërcënim, por pres për të bërë të paktën po kaq shumë”,- tha me shaka trajneri parmixhan.

“Kanë kaluar dy vjet nga ajo ndeshje Milan-Lecce, më 20 tetor, – tha Maldini në fjalën e tij. – Urime trajner, këto janë 100 të parat e një numri që është e vështirë të thuhet se cili do të bëhet. Jemi vërtet të lumtur me këtë moment historik të rëndësishëm.”

Për Piolin kjo është detyra më e gjatë në karrierën e tij. Në fakt ai ishte ndalur në 97 stola me Bolonja, midis 2011 dhe 2014 dhe 91 me Lazion, midis 2014 dhe 2016.

Ai mori drejtimin e Milanit nga Giampaolo në tetor 2019, ndërkohë që e ka drejtuar skuadrën kuqezi në 78 ndeshje në Serie A (48 fitore, 17 barazime, 13 humbje), 6 herë në Kupën e Italisë (2 fitore, 3 barazime, 1 humbje) dhe 16 herë në Kupat e Europës (6 fitore, 5 barazime, 5 humbje).

Në fund të sezonit, Stefano Pioli mund të hyjë në “Top 10” trajnerët me më shumë paraqitje në stol në historinë e klubit të Milanit.

The award ceremony for your ? appearances in the Rossonero dugout: another hundred of these games, Coach! ?

La premiazione per le tue ? panchine rossonere: altre cento di queste partite, Mister! ? #SempreMilan pic.twitter.com/fxVSMlvpSj

— AC Milan (@acmilan) October 25, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 16 herë në kupat e europës arriti 100 stolat kuqezi ë ndeshjen kundër bolonjës koronavirusi ne itali milani nderon stefano piolin nga giampaolo seria a 16 herë në kupat e europës arriti 100 stolat kuqezi ë ndeshjen kundër bolonjës koronavirusi ne itali milani nderon stefano piolin nga giampaolo seria a

Sondazh

Poll