Sport

Solskjaer në fije, për momentin asgjë e re te “Djajtë”, por Conte është në prapavijë

26 Tetor 2021, 04:19 Nga DOSJA
Solskjaer në fije, për momentin asgjë e re te

ANGLI – Ole Gunnard Solskjaer ka të ngjarë t’i ketë orët e numëruara në Mançester. Humbja e rëndë ndaj Liverpoolit (0-5) ishte “momenti më i keq i karrierës së trajnerit” norvegjez. Kjo u pranua edhe nga vetë Ole menjëherë pas disfatës së së dielës dhe mund të jetë edhe kujtimi i tij i fundit në guidën e United.

Gjithsesi, zgjidhja nuk është e thjeshtë: Solskjaer është një “Djall i Kuq” në gjak dhe skuadra i beson atij, edhe pse renditet në vendin e shtatë në Premier League (me vetëm 4 fitore në 9 ditë kampionati).

Por gjithsesi qëndrimi i treguar nga lojtarët para Liverpool kërkon reflektime urgjente jo vetëm për llogarinë e tij. Ende nuk është marrë një vendim nga klubi, me një të hënë vlerësimesh dhe bisedash të pandërprera, por Manchester United po shikon përreth dhe tashmë po studion zëvendësuesit e mundshëm.

Emri i parë? Antonio Conte, dikush që nuk i pëlqen të marrë stolat në mes të garës, por që mund të bëjë një përjashtim pikërisht për të udhëhequr CR7 dhe shokët e tij drejt një të nesërme më paqësore. Sërish, duhet theksuar, se nuk ka asnjë kontakt zyrtar me trajnerin italian, por nëse Solskjaer shkarkohet, ish-tekniku i Interit dhe Juventusit do të jenë sigurisht një nga kandidatët më të akredituar për ta zëvendësuar.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio conte ish-tekniku i interit dhe juventusit manchester united një “djall i kuq” në gjak ole gunnard solskjaer orët e numëruara në mançester para liverpool rajnerin italian antonio conte ish-tekniku i interit dhe juventusit manchester united një “djall i kuq” në gjak ole gunnard solskjaer orët e numëruara në mançester para liverpool rajnerin italian

Sondazh

Poll