Sport

Limaj ngjyros derbin bardheblu,Partizani duhet të presë ende për fitoren e parë

25 Tetor 2021, 19:48 Nga DOSJA
Limaj ngjyros derbin bardheblu,Partizani duhet të presë ende për

TIRANË-Derbi i kryeqytetit ngjyroset bardheblu, me Tiranën që triumfon minimalisht 1-0 ndaj Partizanit dhe shkëputet sërish e vetme në krye të renditjes, tani me 14 pikë, tre më tepër se ndjekësit më të afërt.

Në një “Air Albania” që “ziente” nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, vetëm 60 sekonda lojë, arbitri Hamiti u detyrua të ndërpriste për disa minuta ndeshjen për shkak të flakadanëve në fushën e lojës. Një pjesë e parë që prodhoi gjithçka, VAR, tension dhe penallti.

Në minutën e 51′ të pjesës së parë, kontakti mes Belicës dhe Tolit shikohet me VAR dhe arbitri tregon me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Pranë topit shkoi Vesel Limaj që mposhti Alban Hoxhën.

Në pjesën e dytë,Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë sezonale, ndërsa për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej 6 javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll