Sport

“Këto arbitra nuk kanë turp! Nuk harxhoj nervat e mia”, Olsi Rama akuzon hapur…

25 Tetor 2021, 21:27 Nga DOSJA
“Këto arbitra nuk kanë turp! Nuk harxhoj nervat e mia”,

TIRANË-Tirana mundi 1-0 Partizanin, në ndeshjen që u luajt në Air Albania. Pjesa e parë do kishte një ritëm të kënaqshëm, teksa skuadra e Shehit do kishte shansin e artë të kalonte përpara me anë të një penalltie.

Telashet janë për skuadrën e Partizanit që ende nuk ka marrë fitoren e parë pas 6 javësh kampionat dhe sheh klasifikimin gjithnjë e më larg. Të kuqtë kanë pasur kontestime sa i përket gjykimit, drejtori sportiv Olsi Rama shprehet tërësisht i pakënaqur me arbitrimin sidomos me sistemin VAR ku ishte Kridens Meta.

“Nuk mund të japësh penallti me VAR e më pas të mos shikosh një ndërhyerje tjetër. Këta duhet të kenë turp. Këta duhet të kenë sedër. Ke VAR e televizion dhe vijon i bie të njëjtës vegël. Unë harxhoj nervat e mia dhe them: A ja vlen të merem me këtë gjë? Duhet të reflektoj. Dikush vendos me dy ose tre standarde. Djemtë e dijnë mirë se pavarësisht arbitrave, duhet të futen në fushë për fitore” – tha ai.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll