Sport

Wolfsburg shkarkon Van Bommel, i pari në Bungesligë! Frontzeck i përkohshëm…

26 Tetor 2021, 05:21 Nga DOSJA
Wolfsburg shkarkon Van Bommel, i pari në Bungesligë! Frontzeck i

GJERMANI – Vjen edhe shkarkimi i pare i një trajneri në Bundesligë. Mark Van Bommel, ish-lojtar i Barcelonës, Bayern Munich dhe i Milanit, nuk është më trajner i Wolfsburgut, një karrierën të cilën e ka nisur para tri vitesh, si asistent te Australia.

Ish-mesfushori holandez e kishte nisur mire në klubin sakson, duke fituar pesë ndeshje në të gjitha garat, por në ndeshjen e parë për Kupën e Gjermanisë ndaj një klubi të kategorisë së katërt, gaboi duke bërë gjashtë zëvendësime gjatë ndeshjes dhe humbur ndeshjen në tavolinë.

Gjithsesi, fatale për Van Bommel ishte humbja 2-0 ndaj Freiburgut të shtunën, e cila erdhi pas humbjeve ndaj Salzburgut, Union Berlin dhe Borussia Monchengladbach. Raportohet se ndihmës trajneri Michael Frontzeck, do të kryejë detyrën e trajnerit të përkohshëm. Trajneri i përkohshëm 57-vjeçar më herët ka drejtuar Kaiserslautern, St. Pauli, Hannover dhe Gladbach.

Wolfsburgu, i cili kishte përfunduar i katërti në kampionatin e kaluar të Bundesligës, duke fituar të drejtën e pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Champions League. Ai në vendin e fundit në një grup, ku bëjnë pjesë Sevilla, Lille dhe Salzburgu.

Të shtunën e 30 tetorit, në javën e 10-të të Bundesligës do të luajë në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, ndërkohë që me 13 pikët e grumbulluara renditet në vendin e nëntë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayer leverkusen bayern munich dhe i milanit ish-lojtar i barcelonës ishte humbja 2-0 ndaj freiburgut të shtunën mark van bommel më trajner i wolfsburgut në javën e 10-të të bundesligës një trajneri në bundesligë bayer leverkusen bayern munich dhe i milanit ish-lojtar i barcelonës ishte humbja 2-0 ndaj freiburgut të shtunën mark van bommel më trajner i wolfsburgut në javën e 10-të të bundesligës një trajneri në bundesligë

Sondazh

Poll