Sport

VAR dhe penallti! Përfundon pjesa e parë, Tirana në avantazh ndaj Partizanit

25 Tetor 2021, 18:39 Nga DOSJA
VAR dhe penallti! Përfundon pjesa e parë, Tirana në avantazh ndaj

TIRANË-Aktualisht në stadiumin “Air Albania” po luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat. Ato vijnë në pozita të ndryshme dhe në situata të ndryshme.

Nga njëra anë, trajneri Shehi ka patur luksin të zgjedhë mes të gjithë lojtarëve pasi nuk ka mungesa për këtë duel ku kërkon të konfirmojë përsëri ekipin e tij si kryesues në renditje.

51′ Belica shkakton penallti ndaj Tolit, VAR ndërhyn dhe akordon 11-metërsh, pranë topit shkon Limaj që shënon nga 11-metërshi.

33’ Mala fiton një goditje dënimi në kufi të zonës së Tiranës. Provon vetë mesfushori por nuk gjen kuadratin.

15’ Ndizet derbi me Tiranën që ka mundësinë me tre gjuajtje radhazi drejt portës. Por sfera devijohet dhe nuk përfundon në rrjetë edhe pse Ismajlgeci e Seferi provuan të gjuanin në portë nga distancë e afërt.

1′ Nërpritet ndeshja, tifozët e Partizanit hedhin flakadanë në fushë, Alban Hoxha shkon pranë tifozëve për të qetësuar tifozët.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll