Sport

“Do ti shmangem pyetjes për titullin kampion”, Refik Halili fiton derbin me filozofi

25 Tetor 2021, 20:43 Nga DOSJA
“Do ti shmangem pyetjes për titullin kampion”, Refik Halili

TIRANË-Presidenti i Tiranës, Refik Halili, e ka cilësuar një fitore të rëndësishme atë në derbi ndaj Partizanit. Por pas sfidës ai tha për “SuperSport” se për titullin kishte ende shumë punë.

“Derbi ka rëndësi shumë të madhe për ne. Kuptohet që është një ndeshje e rëndësishme, i ka rezultatet të gjitha brenda. Jemi të kënaqur që e fituam këtë ndeshje, shpresojmë të festojmë sonte dhe çunat të ecin para.

Për sa i përket klasifikimit, jemi në vend të parë, por për të folur për titull duhet punë e të fitojmë ndeshje të tjera që të ecim para. Sa i përket titullit, është shumë, shumë shpejt, kemi shumë punë për të bërë”, tha Halili.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport halili partizani tirana halili partizani tirana

Sondazh

Poll