Sport

Asnjë fitore dhe humbja në derbi, Daja mban kokën lart: Kemi dominuar çdo lloj…

25 Tetor 2021, 21:18 Nga DOSJA
Asnjë fitore dhe humbja në derbi, Daja mban kokën lart: Kemi

TIRANË-Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka deklaruar se humbja në derbi ishte mëkat i një episodi të vetëm. Ai ka pranuar për “Supersport” pas sfidës se ishte penallti ajoi e cila vendosi duelin, por ndërkohë theksoi se ekipi i tij kishte zhvilluar më shumë lojë se sa bardheblutë.

HUMBJA NË DERBI-“Kemi humbur një derbi ku ka qenë një episod që më vjen keq që një mbrojtës me eksperiencë si Belica pa rrezikshmëri në atë situatë, sulmuesi me kurriz dhe është me kohë vonesë. Pothuajse në 90 minuta e kemi mbajtur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet.

HERALD MARKU– Marku ka qenë lojtar formacioni titullar edhe në Shkodër, edhe te Partizani ka startuar, ka pasur disa ndeshje që ndoshta nuk është përshtatur mirë me ritmin që kërkojmë ne nga mesfushorët. Sigurisht që është një lojtar që mund të na shërbejë ashtu siç ishte në fillim kur ishte titullar. Por ndryshon edhe mënyra e stili i lojës në raport me atë që ka bërë vitin e kaluar.

GABIMET DHE E ARDHMJA-Kemi gjëra për të rregulluar por do të thosha vetëm për një pjesë të parë që Kukësi ishte dominues ndërsa në gjithë lojërat e tjera, në pjesën më të madhe të minutazhit kemi qenë ne që dominuam. Dhe kjo na jep shpresë që ndoshta rikuperimi i pikëve mund të na japë qetësi dhe të shkojmë aty ku pretendojmë me grupin që kemi.Nëse ne nuk do të kishim bërë edhe gabim që bëmë sot, do të kishim shumë më tepër pikë.

Nëse do të shfrytëzonim raste para portës, se jemi ekipi që godasim më shumë portën kundërshtare, do të thosha që do të kishim shumë më tepër pikë se sa kemi se janë fitore të munguara që nga e para e deri më sot.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ilir daja partizani ilir daja partizani

Sondazh

Poll