Aktualitet

Tensione te Astiri, policia shoqëron protestuesin (Video)

19 Shkurt 2019, 11:01 Nga DOSJA
Tensione te Astiri, policia shoqëron protestuesin (Video)

TIRANË- Ditën e sotme Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek zona e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Efektivët e komisariatit kanë shoqëruar Lutfi Kastratin, pasi sipas policisë ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë. Ndërsa në mbështetje të banorit të zonës së Asirit para komisariatit janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD, të cilët kërkojnë lirimin e Kastratit.

Banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj, duke kundërshtuar projektin që sipas tyre është korruptiv dhe dëmton pronat e bizneset e tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astir lutfi kastrati policia e tiranes astir lutfi kastrati policia e tiranes

Sondazh

Poll