Aktualitet

“Kontrata e vdekjes”/ Zbulohet krimi i shqiptarit në greqi, u pagua 20 mijë euro për të ekzekutuar pakistanezin

19 Shkurt 2019, 08:42 Nga DOSJA
“Kontrata e vdekjes”/ Zbulohet krimi i shqiptarit në greqi, u

GREQI- Ngjarjet kriminale të shqiptarëve në burgun e Koridhalos në Athinë duket se nuk kanë fund. Mediat greke  shkruajnë se autoritetet helene kanë zbuluar të tjera krime të kryera nga banda që vepronte dhe nga brenda burgut.

Sipas shtypit grek ata urdhëronin dhe vrasje me pagesë, të cilat i quajnë dhe kontrata e vdekjes.

Përgjimet e zbuluara flasin për një pagesë prej 30 mijë Euro për një vrasje të kryer në Greqi nga një shqiptar. Emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje nuk janë bërë të ditur, por mediat greke shtojnë se bëhet fjalë për pjesëtarë të bandës shqiptaro-greke.

Më tej shtohet se shqiptari ishte nisur nga Shqipëria drejt Athinës vetëm për të kryer vrasjen, e cila ishte ndërmjetësuar dhe nga një 39-vjeçar grek.

Të dy do të merrnin nga 5 mijë Euro dhe 20 mijë Euro do të paguhej shqiptari që do të kryente vrasjen, pra në total “kontrata e vdekjes” ishte 30 mijë Euro.

Nuk është sqaruar ende motivi përse ishte porositur vrasja e pakistanezit, por dyshohet se ai mund të ketë qenë dëshmitar në një çështje të rëndësishme.

Banda shqiptaro-greke nga mediat Helene është cilësuar si shumë e rrëzikshme. Pak ditë më parë nga mediat janë zbuluar dhe disa përgjime të tyre (lexo këtu), në të cilat zbulonin dhe porositë që ata kishin kryer nga burgu i koridhalos.  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda shqiptaro-greke burgu i koridhalos kontrata e vdekjes vrajset ne greqi banda shqiptaro-greke burgu i koridhalos kontrata e vdekjes vrajset ne greqi

Sondazh

Poll