Aktualitet

Shqiptari pronar i 5 restoranteve në Ravena, policia italiane i vihet pas(Foto)

19 Shkurt 2019, 10:24 Nga DOSJA
Shqiptari pronar i 5 restoranteve në Ravena, policia italiane i vihet

Një 26-vjeçar shqiptar nga Peqini është pronar i 5 restoranteve në qendrën e qytetit të Ravenas në Itali. I riu Lokrez Mehmeti rezulton të jetë aksioner me 50% të aksioneve dhe administrator i vetëm në kompaninë “Il Xhilio” e cila një vit më parë ka marrë menaxhimin e këtyre restoranteve. 

Nisur nga ky fakt janë ngjallur dyshimet e para të autoriteteve italine, ndërkohë që policia Guardia di Finanza ka nisur kontrollet në restorantet, të cilat janë në pronësi të të riut shqiptar dhe po shqyrton dokumentacionin. Restorantet që administrohen nga kompania e 26-vjeçarit nga Peqini janë “Stella hotel”  “Alford, Portiku, Te Piattoforte, La Vinja dhe Klubi 23.  

Tre prej restoranteve janë në qendrën historike të qytetit, teksa rezulton se dy prej këtyre janë mbyllur në muajin dhejtor të vitit të kaluar. Policia ka shoqëruar 26 vjeçarin shqiptar dhe po merret në pyetje. Ndërsa avoktja e tij, Edlira Meçe, shprehet se ky kontroll në restorantet e klientit të saj ka ardhur pas një denoncimi në policinë italiane për përvetësim prone. Ajo u shpreh se së bashku me klientin e saj i kanë vënë në dispozion autoriteteve të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. 26 vjeçari Mehmeti rezulton se është djali i një familjeje shqiptare që ka emigruar nga Peqini drejt Italisë.

Nga një vëzhgim në profilin e tij në rrjetet sociale, vërehet se i riu është i angazhuar me zhvillimet në Shqipëri. Madje ai është edhe fans i Partisë Demokratike dhe ish-liderit Berisha dhe ka shpërndarë lajmet e mediave italiane, lidhur me protestën e fundit të Partisë Demokratike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 restorante guarda di finanza itali lokrez mehmeti 5 restorante guarda di finanza itali lokrez mehmeti

Sondazh

Poll