Aktualitet

Vettingu/ Fshehu të ardhurat, KPK shkarkon prokuroren e Apelit të Korçës Irma Balli

19 Shkurt 2019, 09:22 Nga DOSJA
Vettingu/ Fshehu të ardhurat, KPK shkarkon prokuroren e Apelit të

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Apelit në Korçë, Irma Balli në kuadër të vettingut.

Sipas KPK, prokurorja Irma Balli ka fshehur të ardhurat.Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për Ballin përfaqësohej nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj. Në seancën dëgjimore KPK bëri të ditur se raporti i ILDKPI tregoi se prokurorja Balli ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë në përputhje me ligjin, ka bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.

Prokurorja Irma Balli kishte pasuri familjare me vlerë 17.2 milion lekë në vitin 2003 dhe referuar deklaratës së parë të dorëzuar në IDLKPI, prokurorja dhe bashkëshorti i saj zotërojnë 1/4 e një pikë karburanti dhe një dyqan në qytetin e Korçës me vlerë 10 milion lekë, një apartament prej 6 milion lekësh, një automjet “Benz”, ndërkohë që i shoqi ishte aksioner me 25% në një kompani për tregtimin e karburantit.

Drejtuesja e prokurorisë së Apelit të Korçës nuk ka deklaruar një kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit dhe për këtë janë ngritur dyshime për ndërhyrje të pajustifikuara në dokumentacionin për ndërtesën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet irma balli kpk vendimi i kpk vettingu irma balli kpk vendimi i kpk vettingu

Sondazh

Poll