Aktualitet

I lënë lodra seksi në shtëpi, në pranga italiani që vrau dy shqiptarët

19 Shkurt 2019, 10:41 Nga DOSJA
I lënë lodra seksi në shtëpi, në pranga italiani

SPANJË- Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin italian, Maurizio Archinito, i cili së bashku me të vëllain ekzekutoi shqiptarët Alban Medha 51 vjeç dhe Ndue Bruka 28 vjeç. Gjithçka nisi në vitin 2012, kohë në të cilën Maurizio Archinito së bashku me vëllain vranë me shotgun dy shqiptarët që i vodhën shtëpinë.

Dy shqiptarët e lartëpërmendur kishin vjedhur shtëpinë e prindërve të dy italianëve me origjinë nga Siçilia dhe në shenjë talljeje i kishin lënë në krevatin e nënës së vrasësve italianë një lodër seksi (vibrator).

Më pas dy vëllezërit italianë, gjurmuan dhe vranë në mënyrë makabre dy shqiptarët, me shotgun dhe më pas me plumba pas kokës. Maurizio u dënua së bashku me vëllanë Mattia korrikun e shkuar me burgim përjetë për vrasje në formë hakmarrje, por u arratis drejt Spanjës, sapo gjykata ndryshoi masën e sigurisë.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban medha arrestim grabitje maurizio archinito ndue bruka alban medha arrestim grabitje maurizio archinito ndue bruka

Sondazh

Poll