Aktualitet

Protestuesit i zunë ‘pritë’, Rama devijon rrugën për Pukë (VIDEO)

19 Shkurt 2019, 08:08 Nga DOSJA
Protestuesit i zunë ‘pritë’, Rama devijon rrugën

Lezhë/Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me banorët e Pukës. Por dhjetra qytetarë të Lezhës kanë dalë në rrugë duke bllokuar aksin rrugor Lezhë-Shkodër pasi nuk duan të lejojnë që të kalojë kryeministri.  Qytetarët në mbështetje nga opozita kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit Rama dhe shprehet se duan rrëzimin e kësaj qeverie. 

Por Rama ka devijuar rrugën dhe ka ecur në një tjetër aks për të dalë në rrugën Lezhë-Shkodër. Ai nuk ka kaluar nga vendi ku qytetarët po protestojnë dhe ka anshkaluar këtë aks. 

Pas protestës së 16 shkurtit, kreu i PD-së deklaroi se protestat në vend do të vijojnë dhe u shpreh se këtë të enjte do të jetë protesta e madhe e rradhës. 

Nga ana tjetër ditën e djeshme opozita vendosi për të djegur mandatet e deputetëve. Për këtë vendim kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është blofi i rradhës i Bashës dhe se partia e tij do të vijojë me përgatitjet për zgjedhjet lokale.(lexo këtu))

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 16 shkurt 2019 qytetarët bllokojnë aksin lezhë-shkodër takimi i ramës puke protesta e opozites 16 shkurt 2019 qytetarët bllokojnë aksin lezhë-shkodër takimi i ramës puke

Sondazh

Poll