Aktualitet

Shkarkimi i Mesitit/ Gazetarët-Idrizit: Qesharake, të dalësh kundër qeverisë por njëkohësisht ndan pushtetin me të

19 Shkurt 2019, 06:38 Nga DOSJA
Shkarkimi i Mesitit/ Gazetarët-Idrizit: Qesharake, të dalësh

Tiranë/Ditën e djeshme Partia Demoratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vendosën të djegin mandatet e deputetëve.  Basha në fjalën e tij theksoi se vendi është në një emergjencë kombëtare dhe deputetët morën vendimin që donin qytetarët shqiptarë.

Nuk kanë qenë të pakta reagimet për këtë vendim të opozitës por nga ana tjetër është ngritur edhe një pyetje se çfarë po bën PDIU. Pak muaj më parë PDIU kaloi me opozitën dhe i doli kundër politikisht qeverisë Rama.

Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur pyetjen: Ku mbeti Shpëtimi i opozitës? Sipas tij Shpëtim Idrizi është shpëtimtari opozitar që i ikin deputetët e ndërkohë eshtë në pushtet me Bashkinë.

“Ku mbeti Shpetimi i opozites!?? Ku eshte kryetari i PDIU-se e cfare mendon ai per mandatet!? Po deputetet e tij, do i lene mandatet?!  Uhhh harrova ky eshte shpetimtari opozitare qe i ikin deputetet e nderkohe eshte ne pushtet me Bashkine! Hajt suksese Shpetim#”., shkruan Vezaj në Facebook.

Ndërsa për Erl Muratin është ‘qesharake të dalësh në demonstratë kundër qeverisë, ta akuzosh maxhorancën për 1001 të zeza, por ndërkohë të duash të bashkëqeverisësh e ta ndash pushtetin me të.’

‘PDIU e quan vendim qesharak shkarkimin e zv/kryetares së bashkisë së Tiranës, e cila mori pjesë në protestën e 16 shkurtit. Mua qesharake më duket të dalësh në demonstratë kundër qeverisë, ta akuzosh maxhorancën për 1001 të zeza, por ndërkohë të duash të bashkëqeverisësh e ta ndash pushtetin me të.’, shprehet Murati.

Mbrëmjen e djeshme pas lajmit të shkarkimit të dy zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti dhe Sokol Hysa  nga radhët e PDIU-së pasi ishin në protestë, Shpëtim Idrizi  u shpreh se ky është  vendim sa hakmarrës aq edhe qesharak i Veliaj. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erl murati flamur vezaj shkarkimi i kozeta mesitit shpetim idrizi erl murati flamur vezaj shkarkimi i kozeta mesitit shpetim idrizi

Sondazh

Poll