Aktualitet

Konflikt për pronat/ Përplas me makinë bashkëfshatarin, arrestohet 38 vjeçari nga Hasi

19 Shkurt 2019, 09:38 Nga DOSJA
Konflikt për pronat/ Përplas me makinë bashkëfshatarin,

KUKËS– Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. I arrestuari është shtetasi me iniciale M.M, banues në fshatin Zahrisht, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip “Mitsubish Pajero”, shtetasin I.A., vjeç 66, banues në fshatin Zahrisht, Has.

I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim kukes zahrisht arrestim kukes zahrisht

Sondazh

Poll