Aktualitet

Adriatik Cama ngec në “sitën” e Vettingut, KPK shkarkon nga detyra prokurorin

19 Shkurt 2019, 07:41 Nga DOSJA
Adriatik Cama ngec në “sitën” e Vettingut, KPK shkarkon

TIRANË- Shkarkimi i Prokurori të Tiranës Adriatik Cama, i cili nuk ka mundur të kalojë sitën e Vettingut, është lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, shqyrtoi ditën e djeshme në dhomë këshillimi, ankimin e bërë nga Cama, për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi atë nga detyra disa muaj më parë. 

KPK e shkarkoi nga detyra Camën, pasi nuk justifikoi pasurinë dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për korrupsion. Adriatik Cama iu nënshtrua vettingut me përparësi, pasi ishte njëri prej kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Cama e kundërshtoi konkluzionin e KPK, duke kërkuar thirrje dëshmitarësh, por KPK e rrëzoi kërkesën e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik cama kpk adriatik cama kpk

Sondazh

Poll