Sport

Cikalleshi: “Me De Biazin luanim “të kapim, ça të kapim”, me Rejan luajmë në sulm”

21 Tetor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Cikalleshi: “Me De Biazin luanim “të kapim, ça të

TIRANE Sokol Cikalleshi ishte një prej të munguarve të mëdhej të ndeshjes kyçe të eliminatoreve të botërorit, atë përballë Polonisë më 12 tetor. Një ditë përpara takimit ai rezultoi pozitiv me Covid dhe negativizimin e ka marrë vetëm sot, më 21 tetor. Në një intervistë për “Top Channel” ai tregon përjetimin e tij për mungesën në atë ndeshje.

“Kam patur edhe më parë raste të rezultoja pozitiv, por të nesërmen kam dalë negativ dhe kam luajtur, madje kam shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ku dolëm të parët në grup. Shpresova shumë të ishte edhe ky një rast i tillë, por doktori më tha mos u lodh kot sepse këtë herë je 100% pozitiv”.

Po si t’u duk ndeshja, kur këtë herë që ishe spektator, si të gjithë?

“Tani nuk mund të flasim edhe për rastet dhe për çfarë ndodhi, sepse diskutime do të ketë gjithmonë edhe në ndeshjet që ne do të fitojmë. Kemi edhe dy ndeshje ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Minimumi të lëmë një nga ekipet, si Hungaria pas në renditje”.

Dy ndeshjet e radhës, luajmë me më të fortën e grupit, Anglinë, dhe Andorrën çfarë llogarishë mund të bëjmë?

“Anglia dihet se kush është, por ne nuk do të shkojmë t’u mundur atje. Eshtë një ndeshje shumë e vështirë, më e vështira e të gjithë grupit, por futbolli është futboll dhe prandaj është i bukur dhe asnjëherë nuk i dihet. Pastaj kemi një ndeshje që duhet fituar, me Andorrën”.

Pas shuarjes së ëndrrës për kualifikim në botëror, ka patur shumë diskutime në lidhje me të ardhmen e trajnerit Reja.

“Do të doja shumë që Reja të vazhdonte te skuadra jonë. Këtë nuk e them vetëm nga ana personal, por duke e parë situatën në tërësi, Kombëtarja ka bërë hapa përpara. Ishim në kohën e De Biazit, kur ne luanim një sistem loje difensiv strikt, ku mendonim në fillim mos të pësonim, më pas të dilnim përpara. Tani luajmë në sulm, kontrollojmë topin, e menaxhojmë dhe shënojmë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atë përballë polonisë më 12 tetor ligës së kombeve në kohën e de biazit një intervistë për “top channel” rezultoi pozitiv me covid si hungaria pas në renditje sokol cikalleshi të ndeshjes kyçe të eliminatoreve të botërorit atë përballë polonisë më 12 tetor ligës së kombeve në kohën e de biazit një intervistë për “top channel” rezultoi pozitiv me covid si hungaria pas në renditje sokol cikalleshi të ndeshjes kyçe të eliminatoreve të botërorit

Sondazh

Poll